CIE

ÇFARË ËSHTË CIE (CAMBRIDGE INTERNATIONAL EXAMINATIONS)

Cambridge International Examinations (CIE), është ofruesi më i madh në botë i kualifikimeve ndërkombëtare për nxënësit e moshave 14-19 vjeç. Ajo është pjesë e Universitetit të Kembrixhit dhe është themeluar zyrtarisht në vitin 1998 për të siguruar cilësi të lartë të mësimdhënies në të gjithë botën.

CIE operon në 157 vende të botës, në të gjithë Evropën, në Amerikën e Veriut, Amerikën Qendrore dhe Jugore, Azinë Jugore, Lindjen e Mesme, Azi, Paqësor, dhe në Afrikë.

Ajo ofron një gamë të gjerë të kualifikimeve të njohura ndërkombëtarisht, akademike dhe profesionale, të cilat janë projektuar për të zhvilluar studentë të suksesshëm në mbarë botën.

CILI ËSHTË MISIONI I SAJ DHE NGA KUSH DREJTOHET?

CIE është e angazhuar në misionin e saj për zgjerimin e aksesit ndaj një arsimi të cilësisë së lartë në mbarë globin. Kurrikulat dhe kualifikimet e saj janë projektuar për të mbështetur punën me cilësi të lartë arsimore, zhvillimin e suksesshëm të nxënësit dhe mbështetjen e performancës akademike të vendeve ku CIE punon në nivel kombëtar.

CIE punon në partneritet me ministritë e arsimit të vendeve ku ajo operon, autoritetet e kualifikimit dhe bordet e ekzaminimit dhe vlerësimit në të gjithë botën për më shumë se 150 vjet. Në disa vende të tilla si Singapori provimet e Kembrixhit njihen si provime shtetërore për nxënësit e arsimit të mesëm. Me dhjetëra mijëra studentë japin provimin Cambridge O Level çdo vit.

Në pjesë të tjera të botës, CIE ka punuar me qeveritë për të reformuar sistemet e arsimit, dhe ka ndihmuar në lokalizimin e provimeve duke trajnuar zyrtarë, mësues, hartues tekstesh, ekzaminues, etj., në zhvillimin e plan-programeve dhe vlerësimit. CIE është pjesë e Cambridge Assessment, agjencia më e madhe në Evropë për vlerësimin e studentëve, dhe ka departamentin e saj në Universitetin e Kembrixhit.

Cambridge Assesment është themeluar në vitin 1858, si University of Cambridge Local Examinations Syndicate (UCLES), i cili është bordi ekzaminues dhe vlerësues më i madh në Angli.CIE punëson 200 punonjës në Britaninë e Madhe dhe punon me rreth 7.000 korrigjues provimesh.

SI ËSHTË E NDËRTUAR KURRIKULA E CAMBRIDGE INTERNATIONAL EDUCATION?

Shkollat të cilat fitojnë të drejtën për të funksionuar si një shkollë Kembrixhi, mund të ofrojnë të gjitha ciklet e Cambridge Education për nxënësit e moshave 5 – 19 vjeç, ose mund të përzgjedhin njërën prej cikleve të lartë përmendura në përputhje me moshën apo nivelin e nxënësve. Secila nga etapat pason zhvillimin e nxënësit në etapën vijuese.

Kurrikula e CIE është në zemër të eksperiencës mësimore që një shkollë i ofron nxënësve të saj, dhe në zemër të misionit dhe vizionit të saj.

Kurrikula e Kembrixhit zhvillon tek nxënësi aftësitë, njohuritë dhe përvetsimin e lëndëve që studiohen. Mbështetja me bazë didaktike dhe udhërrëfyesët ndihmojnë mësuesët dhe nxënësit që të performojnë në maksimumin e mundësive të tyre. Kembrixhi ofron mjete mësimore për nxënësit dhe mësuesit të një klasi botëror, duke përfshirë këtu trajnime të një ekspertize të lartë dhe materiale shtesë për ti ardhur në ndihmë këtij të fundit.

ÇFARË DO TË THOTË PËR KOLEGJIN THE INDEPENDENT, MËSUESËT DHE NXËNËSIT E SAJ NJË SIPËRMARRJE E TILLË?

Që të kualifikohesh si një shkollë e Kembrixhit nuk është një inisiativë e lehtë.

Kjo për arsyen se kriteret që parashtrohen në manualin e CIE “Handbook for Centres”, janë të një standarti specifik, profesional, e mbi të gjitha në shumë raste edhe penalizues. Kjo e fundit për arsyen se jo të gjitha institucionet arsimore të cilat aplikojnë për tu afirmuar si shkolla të Kembrixhit arrijnë ti mbyllin me sukses të gjitha etapat deri në finalizim.

Përherë, nëpër kontrollet e ndryshme të bëra nga MASh dhe IKAP, Kolegji “The Independent” ka marrë vlerësimet maksimale nga kryeinspektorët e grupeve të kontrollit, por kur një ekip i huaj ndërkombëtar, e aq më tepër nga Institucioni arsimor më me famë në botë siç është ai i Kembrixhit, vjen dhe viziton këtë Kolegj, dhe shprehet me nota pozitive për infrastrukturën ndërtimore dhe atë mësimore, për mësuesët dhe nivelin e nxënësve, për misionin dhe vizionin e Drejtuesve të The Independent, është me të vërtetë një vlerësim dhe nje rikonfirmin i qartë i cilësisë dhe standarteve të larta me të cilat nxënësit dhe mësuesit e këtij Kolegji punojnë.

Të jesh një shkollë e Kembrixhit është një mënyrë për të treguar angazhimin maksimal për përsosmëri në arsim. Do të thotë të jesh pjesë e një komuniteti mbi 9,000 shkolla të Kembrixhit në më shumë se 160 vende të botës.

Kualifikimet e Kembrixhit hapin dyert drejt mundësive të reja dhe të shkëlqyera duke i pajisuar nxënësit me një pasaporte globale drejt suksesit.

Kembrixhi ofron provime rigoroze dhe fleksibile të cilat finalizohen me kualifikime dhe dëftesa ndërkombëtare që janë të njohura në të gjithë botën.Me qindra studentë fitojnë çdo vit studime nëpër universitetet më prestigjoze në botë si rrjedhojë e kualifikimeve të tyre nga Kembrixhi – standart i një arsimimi me njohje botërore.

Mësuesët e The Independent kanë gjithashtu mbështetje të shkëlqyer nga Kembrixhi për ti ndihmuar ata në klasë. Mësuesët e Kembrixhit mund të mbështeten në udhëzimet e kurrikulës, në bazën materiale të mësimdhenies dhe mësimnxënies dhe teksteve shtesë, trajnimit nëpër seminare, konferenca elektonike dhe on-line, si dhe zhvillimin profesional që u ofrohet që në muajt e parë e në vazhdim, në një faqe interneti që CIE ia dedikon vetëm atyre.

E parë nga këto pikëpamje duket se të gjithë faktorët e përfshirë në këtë proçes dalin të fituar nga kjo sipërmarrje ambicioze dhe e suksesshme.

Për më tepër, disa muaj pas liçensimit të The Independent nga CIE si një Shkollë e Kembrixhit, në ambjentet e Kolegjit u realizua një takim konstruktiv midis Ministrit të Arsimit të asaj kohe, Z. Myqerem Tafaj dhe përfaqësusues së CIE për Evropën lindore, znj. Ann Gibson, të cilët uruan nxënësit dhe mësuesit për realizimin e kësaj arritje të madhe në fushën e arsimit vendas.