Kurrikula e Ciklit Fillor dhe e ciklit të ulët të mesëm (klasa I deri IX)

Nga klasa I – V zhvillohet kurrikula e sistemit arsimor shqiptar sipas udhezimeve të MASR, por me avantazhin që të zhvillohet matematika dhe shkenca edhe në gjuhën angleze, informatika dhe gjuha e huaj e dytë bëhen si lëndë ekstra që nga klasa e pestë. Gjithashtu, tek The Independent gjuha angleze zhvillohet 3-4 orë në javë. Në klasën e I zhvillohet lënda e teatrit në gjuhën angleze.

Nga klasa e VI- IX zhvillohet e gërshetuar kurrikula e sistemit arsimor shqiptar sipas udhëzimeve të MASR dhe ajo e Internacionale e Kembrixhit (CIE).

Pra, nxënësi i këtyre klasave mundet që paralelisht me kurrikulën shqiptare, të ushtrojë edhe atë internacionale të CIE, duke përfituar në këtë mënyrë një kurrikul më të gjerë, më bashkohore dhe më dinamike. Orët e kurrikulës së CIE zhvillohen brenda orarit mësimor, gjatë orëve të klubeve jashtëshkollore ose në orët e studimit.

Në fund të ciklit fillor (në klasës e V) çdo nxënës mund t'i nënshtrohet provimit përmbyllës të Primary School në lëndët matematikë, shkenca dhe anglisht, të cilat korrigjohen dhe certifikohen në qëndrën e CIE.

Ushtrimi i kurrikulës së CIE që prej ciklit klasës së parë, lehtëson së tepërmi punën e nxënësit në ciklin e mesëm kur ai përzgjedh që të studiojë kurrikulën e CIE si një mundësi e shkëlqyer për të vazhduar studimet universitare jashtë vendit.

LËNDËT QE PËRMBAN KURRIKULA INTERNACIONALE E CIE SIPAS KLASAVE VIJON SI MË POSHTË:

Në fund të klases së VIII secili nxënës mund t'i nënshtrohet provimit përmbyllës të ciklit Checkpoint në lëndët e mësipërme të kurrikulës internacionale të CIE, të cilat korrigjohen dhe certifikohen në qëndrën e tyre. Ndërsa nxënësit e klasës së IX mund t'i nënshtrohen provimit te IGCSE në lëndët English, Maths, Physics, IT, French & German, të cilat gjithashtu korrigjohen dhe certifikohen në qëndrën e CIE.

E veçanta e Kolegjit “The Independent” përsa i përket ciklit 9-vjeçar është se Projektet “European Language Portofolio” (ELP) dhe “Program for International Student Assesment” (PISA), të iniciuara nga MASR, përveç shkollave publike janë aplikuar për herë të parë vetëm në shkollën tonë, si e vetmja shkolle private në atë kohë që plotësonte parametrat dhe aftësitë akademike të duhura për të implementuar këto dy projekte europiane, të cilat pa dyshim e kanë fuqizuar dhe çuar drejt suksesit realizimin e kurrikulës tonë shkollore.