Kurrikula e Ciklit të Lartë të Mesëm

Kurrikula e shkollës së mesme ka për synim një kurrikul të gjerë dhe bashkëkohore, bazuar jo vetëm tek kurrikula e Maturës Shtetërore, por duke bërë pjesë integrale të saj edhe kurrikulën internacionale me njohje ndërkombëtare te Cambridge International Examinations (CIE).

KURRIKULA E MASR

E veçanta e kurrikulës së MASR në Kolegjin The Independent është se me vendim të Këshillit të Ministrave, rreth 40% të lëndëve zhvillohen në gjuhën angleze, prandaj dhe niveli i larte i gjuhës angleze është një kriter i rëndësishëm në vazhdimin e shkollës së mesme pranë këtij institucioni. Edhe në ciklin e mesëm mesimi i gjuhës angleze vazhdon të mbështetet nga projekti European Language Portfolio (ELP), program i akredituar nga Këshilli i Europës për Shqipërinë. Një rëndësi e veçantë i jepet nga Drejtori akademik edhe përzgjedhjes së lëndeve me zgjedhje të detyruar, atyre me zgjedhje të lirë dhe projekteve ndërlëndore, në mënyrë që nxënësi të përfitojë kompetencë në ato lëndë që ka prirje.

KURRIKULA IGCSE, AS/A LEVEL

Kurrikula Internacionale e C.I.E. e Universitetit të Kembrixhit, me një njohje dhe vlerësim të lartë ndërkombëtar në mbi 150 vende të botës, është një mundësi dhe opsion i shkëlqyer studimi për nxënësin që vendos të vazhdojë studimet e larta në universitetet më të mira të Europës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës e më gjerë. Ai/Ajo mund të përzgjedhë 3 – 4 nga lëndët e mëposhtme të sistemit internacional AS/A Level, në varësi të degës që ai/ajo dëshron të studiojë ne shkollë të lartë.

MATEMATIKË
KOMPJUTER
EKONOMI
LETËRSI ANGLEZE
FIZIKË
GJUHË ANGLEZE
FRËNGJISHT
ART & DESIGN

KARRIERRAT APO DEGËT E MUNDSHME QË PERFITOHEN NGA KOMBINIMET E KËTYRE LËNDËVE JANË PARAQITUR NË TABELËN E MËPOSHTME:

DEGET E STUDIMIT QE MUND TE NDIQEN NE SHKOLLE TE LARTE LENDET QE MUND TE PERZGJIDHEN PER TE FITUAR DEGEN E DESHIRUAR
Biznes
Finance
Ekonomi
Matematike
Kompjuter
Frëngjisht
Ekonomi
Gjuhe/Letersi Angleze
Inxhinieri Fizike
Kompjuter
Matematike
Art & Design
Shkencat e Natyres Fizike
Kompjuter
Matematike
Ekonomi
Shoqerore
Juridik
Shkenca Sociale
Gjuhe Angleze
Letersi Angleze
Frëngjisht
Ekonomi
Kompjuter