Kurrikula e Ciklit Parashkollor

Programi mësimor i ciklit parashkollor zhvillon aftësi dhe një disiplinë të tillë tek fëmijët 5-vjeçarë, e cila do të jetë e nevojshme dhe një ndihmë e madhe kur ata të hyjnë për herë të parë në ciklin fillor.

Programi është bazuar në paketën “Një hap drejt shkollës”, hartuar në përputhje me programin e Ministrisë së Arsimit për ciklin parashkollor, por është pasuruar në vazhdim nga elementë të sistemit arsimor britanik dhe shumëllojshmëri aktvitetesh të tjera të cilët e bëjnë këtë program sa argëtues aq edhe edukues.

Ka një vëmendje të vazhduar te zhvillimit personal nëpërmjet këndeve të veçanta mësimore si ai i gjuhës amtare, matematikës, njohurive të para shkencore, gjuhës angleze, vizatimit, artit dhe muzikës. Në shërbim të mirërritjes dhe edukimit të tyre u vijnë në ndihmë edhe ambjente të tjera si ajo e festimit të ditëlindjes, të ngrënies, të shërbimit shëndetsor, të argëtimit, të shlodhjes, etj që ndodhen brenda shkollës dhe pishina, kopshte pemtarie, kënda lojrash, dhe ambjente sportive jashtë shkollës.

PROGRAMI PËRFSHIN PARAPËRGATITJEN PËR: