Kurrikula Ndërkombëtare e C.I.E.

Cambridge International Examinations (CIE), është ofruesi më i madh në botë i kualifikimeve ndërkombëtare për nxënësit e moshave 14-19 vjeç. Ajo është pjesë e Universitetit të Kembrixhit dhe është themeluar zyrtarisht në vitin 1998 për të siguruar cilësi të lartë të mësimdhënies në të gjithë botën.

Cambridge Intrenational Education (CIE) mbulon moshat 5 – 19 vjeç dhe është e ndarë në katër etapa:

Cambridge Primary (për moshat 5 – 11 vjeç) ─> Cambridge International Primary Programme

Cambridge Secondary 1 (për moshat 11-14 vjeç) ─> Cambridge Checkpoint

Cambridge Secondary 2 (për moshat 14 – 16 vjeç) ─> Cambridge IGCSE

Cambridge Advanced (për moshat 16 – 19 vjeç) ─> Cambridge International A/AS Level

Shkollat të cilat fitojnë të drejtën për të funksionuar si një shkollë Kembrixhi, mund të ofrojnë të gjitha ciklet e Cambridge Education për nxënësit e moshave 5 – 19 vjeç, ose mund të përzgjedhin njërën prej cikleve të lartë përmendura në përputhje me moshën apo nivelin e nxënësve. Secila nga etapat përfundon me një testim dhe certifikim nga qëndra CIE që jep mundësi nxënësve të kalojnë në nivelet vijuese të sipërpërmendura. Pra testimet në shkollën tonë janë pas klasës së V-të (Primary), pas klasës së VIII-të (Checkpoint), pas klasës së X-të (IGSCE), pas klasës së XI-të (AS Level), dhe pas klasës së XII-të (A-Level).

Kurrikula e CIE është në zemër të eksperiencës mësimore që një shkollë i ofron nxënësve të saj, dhe në zemër të misionit dhe vizionit të saj.

Kurrikula e Kembrixhit zhvillon tek nxënësi aftësitë, njohuritë dhe përvetsimin e lëndëve që studiohen. Mbështetja me bazë didaktike dhe udhërrëfyesët ndihmojnë mësuesët dhe nxënësit që të performojnë në maksimumin e mundësive të tyre. Kembrixhi ofron mjete mësimore për nxënësit dhe mësuesit të një klasi botëror, duke përfshirë këtu trajnime të një ekspertize të lartë dhe materiale shtesë për ti ardhur në ndihmë këtij të fundit.

Pra, nxënësit e The Independent kanë qënë të familjarizuar deri në një nivel të kënaqshëm me zhvillimin e mësimit në gjuhën angleze. Ajo që në të vërtetë ka përbërë një sfidë për ta dhe për vetë Kolegjin është adoptimi nga kurrikula shqiptare në atë angleze, për vetë faktin se janë dy qasje dhe dy kultura të ndryshme të mësidhënies dhe mësimnxënies.

Për këtë arsye, drejtuesit e The Independent të këshilluar dhe nga perfaqësuesit e CIE, menduan që sa më në moshë të hershme ta fillojë nxënësi njohjen me kurrikulën internacionale të Kembrixhit, aq më të lehtë do ta ketë përshtatjen, ambjentimin dhe kalimin nga një cikël në tjetrin, duke ja lehtësuar në këtë mënyrë fazën finale të shkollëssë mesme kur atij i duhet të japë provimet A-level.

Një ndihmesë të madhe për këtë ecuri të suksesshme ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë tekstet origjinale të shoqëruara si një paketë me teknologjinë përkatëse (CD, DVD, etj). Në statusin tonë si shkollë e Cambridge tashmë prej 8 vitesh nxënësit tanë kanë performuar me sukses në të gjitha testet sipas cikleve të mëposhtme.

Cambridge Primary (për moshat 6 - 10 vjeç) në lëndët:

Cambridge Secondary 1 – Checkpoint (për moshat 11 - 14 vjeç) në lëndët:

Cambridge Secondary 2 – IGCSE (për moshat 14 - 16 vjeç) në lëndët:

Duke parë ecurinë dhe interesin e vet nxënësve, listës së IGCSE mund ti shtohen edhe lëndë të tjera si Gjeografi, Histori, Vizatim, etj. (Për më shumë informacion mbi opsionet e lëndëve që ofrohen në nivelin IGCSE vizitoni cie.org.uk/igcse)

Kjo do të thotë që nxënësi i Kolegjit The Independent nga klasa e I deri në klasën e X-të krahas arsimit shqiptar do të ketë disa orë shtesë në javë ku do të zhvillojë lëndët dhe nivelet e sipërpërmendura në gjuhën angleze, në përputhje të plotë me kurrikulën dhe tekstet britanike. Pra, përveç provimeve në shqip, nxënësi do të ketë mundësinë që ti jap këto lëndë edhe në gjuhën angleze, provimet e të cilave do të jenë të gjitha të përpiluara, të korrigjuara dhe të çertifikuara nga vetë Cambridge.

Ndërsa përsa i përket nxënësve të klasave XI dhe XII, zgjedhja nëse do që ti ndjekë të dy kurrikulat paralelisht, apo vetëm njërën ose tjetrën, është tërësisht në dorën e tij dhe në varësi të projekteve të tij për vazhdimin e studimeve universitare brenda apo jashtë vendit. Ndonëse, konsultimet dhe sygjerimet tona nuk do të mungojnë në asnjë moment në mënyrë që në fund nxënësi të bëjë zgjedhjen më të mirë për të ardhmen e tij, ai ka opsionin dhe mundësinë që të zgjedhe vetë midis tre alternativave a) vetëm kurrikulën shqiptare, b) vetëm kurrikulën angleze, c) të dyja paralelisht. Dhe në një të ardhme të afërt Kolegji The Independent do të ketë statusin e shkollës internacionale (International Baccalaureate). Në kohën e duhur do t'ju informojmë më shumë rreth këtij programi mësimor.

Lëndët që ofrohen momentalisht në shkollë të mesme sipas kurrikulës AS/A-level janë:

Vitet në vazhdim do të zgjerohet gama e lëndëve të Cambridge A-Level.

Për infomacion të mëtjeshëm për përzgjedhjen e lëndëve si dhe orientimin drejt studimeve universitare duhet të kontaktoni me stafin drejtues të Kolegjit, ose vizitoni cie.org.uk/alevel.