Partnerët tanë
Fakti që Kolegji The Independent gëzon një histori suksesi prej 15 vjetësh tashme në tregun e arsimit privat vendas ka ardhur dhe si rrjedhim i nje bashkëpunimi të ngushtë dhe gjithmonë në rritje të partnerëve tanë ndërkombëtarë.
Që prej veres 2002, kemi lidhje të forta bashkëpunimi me disa shkolla angleze, respektivisht: St. Davids School, Stanborough School, Westminter University (Harrow Campus) dhe Stafford House të cilat i vizitojmë çdo verë, në kuadër te aktivitetit “Summer School” me nxënësit e grupmoshave 10 - 16 vjeç.
Stanborough School, në bashkëpunim me Kolegjin tonë i jep çdo vit (në muajin Mars), 1-2 nxënësve më të mirë të Kolegjit tonë një eksperiencë studimi 10 ditore në këte shkollë si pjesë e International Student Exchange Programe, ku marrin pjesë nxënësit më të mirë nga të gjitha vendet dhe shkollat me të cilat Stanborough School ka një partneritet të vazhdueshëm. Në fund të këtij programi nxënësve më të spikatur përsa i përket performancës dhe rezultateve në testimet e bëra, u jepen çertifikata dhe çmime nderi, nga ku Kolegji ynë çdo vit fiton çmime të rëndësishme.
NJË MBËSHTETJE DHE BASHKEPUNIMIN STRATEGJIK KA QËNË DHE AJO ME PARTNERIN TONË MË TË FUNDIT, CATS COLLEGE, PJESË E CAMBRIDGE EDUCATION GROUP, AQ TE SUKSESSHME NË FUSHËN E ARSIMIT BRITANIK DHE AMERIKAN.
Gjatë vizitave të bëra nga drejtorët e 3 Kolegjeve te CATS College, (CATS Cambridge, CATS Canterbury, CATS London), nxenesit tane kanë patur mundesinë që të testohen prej tyre në lendët matematikë dhe anglisht. Menjehere pas marrjes së rezultateve, nxenesve me te mirë u janë ofruar bursa deri në masën 40%. Dy prej nxenesve tanë më të mire, të cilat kane arritur rezultate te shkëlqyera edhe ne provimet A Level të ndjekura ne Kolegjin tone, jane tashme duke ndjekur studimet parauniversitare ne kampusin më te ri te Cambridge Education Group ne Boston USA, dhe për më tepër me tarifa të reduktuara deri në 40 %.
Falë ketij partneriteti të ngushtë me CATS College, dy nga maturantet tona më të mira të Maturës 2012 arritën të fitonin bursa të favorshme nga Universiteti i Amsterdamit në degët e perzgjedhura nga vetë ato.
Pa dyshim që partneriteti më i arrirrë dhe më i rëndësishëm për momentin për Kolegjin The Independent është ai me Cambridge International Examinations (CIE). Duke qënë se ky i fundit është ofruesi më i madh në botë i kualifikimeve ndërkombëtare për nxënësit e moshave 14 -19 vjeç, dëftesat dhe kualifikimet e CIE i hapin atyre dyert drejt mundësive të reja dhe të shkëlqyera duke i pajisur ata me një pasaportë globale drejt susksesit ndërkombëtar.
Qe prej Shtatorit 2011 kur Kolegji The Independent ushtroi zyrtarisht kurrikulen e CIE, me dhjetra kanë qenë nxenesit tanë, të cilët falë provimeve A Level sot ndjekin studimet e tyre të larta në universitetet më të mira të Anglise, Hollandës, New Yorkut, Bostonit, etj.
Jemi të bindur se në të ardhmen numri i nxënësve tanë të cilët me punën e tyre dhe mbështetjen tonë e te partnerëve tane strategjikë për të arritur majat e suksesit në arsim do jetë gjithnje e në rritje.