Arritjet Ndër Vite

REZULTATE TË LARTA NË PROVIMET E LIRIMIT DHE ATO TË MATURËS SHTETËRORE

Ndër vite në provimet shtetërore të Lirimit dhe në ato të Maturës Shtetërore Kolegji The Independent ka korrur rezultate tepër të larta. Mesatarja në provimet e lirimit për pesë vitet e fundit ka qënë 9.0 në lëndën e gjuhës dhe 8.5 në atë të Matematikës. Ndërsa në maturën shtetëore mesatarja e provimeve ka variuar midis 8.5 dhe 8.7. Këto mesatare janë shumë më të larta në krahasim me ato të arritura në rang vendi.

ÇMIME NË OLIMPIADA DHE EVENIMENTE KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE

Po rendisim vetëm fituesit e olimpiadave të organizuar nga MASR të renditur vetëm në tre vendet e para.

PARTNERITET TË GJËRË ME SHKOLLAT DHE SISTEMET ARSIMORE MË TË NJOHURA NË BOTË

Renditja cilësore e shkollave të një vendi bazohet jo vetëm në rezultatet e provimeve shtetërore, por kryesisht në cilët universitete cilësore brenda dhe jashtë vendit vazhdojnë nxënësit e një shkolle studimet e tyre të larta dhe sa të përgatitur janë ata për tregun e punës. Këtij qëllimi parësor i ka shërbyer ndër vite veprimtaria akademike e Kolegjit The Independent.

Kemi lidhje të forta bashkëpunimi që prej 2002 me disa shkolla angleze të cilat shprehen në pjesëmarrjen e nxënësve tanë në Exchange Program, Summer School, si dhe në fitimin e bursave 100% ose më pak në shkollat e mesme të Britanisë, Amerikës, Hollandës, etj. Gjithashtu nxënësit më të mirë të Kolegjit fitojnë bursa studimi për vazhdimin e studimeve të tyre të larta deri në masën 50% deri në 100% në universitet më të mira të botës, kryesisht në Amerikë dhe Europë.

Po përmendim studentët të cilët studiojnë në universitetet më të njohura të botës, si: Klevis Tefa në New York University në New York, USA, me bursë ekselence nga MASR; Lorina Sinanaj në Boston University, ku është dhe teacher assistant e matematikës në këtë universitet; Nilda Janina në Universitetin e Pisës në Itali për informatikë ekonomike dhe pas studimeve të saja punoi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe prej aty fitoi të drejtën për të punuar si programuese në një qendër të rëndësishme në Strasburg; Alesia Aliaj në UCL për Inxhinieri Mekanike; Aleksandra Selimaj në Queen Mary University of London për matematikë ekonomike. Mbi 60% e maturantëve ndër vite të Kolegjit The Independent vazhdojnë studimet e tyre në universitet në gjithë botën dhe pjesa tjetër në universitetet më të mira shqiptare.

Falë çertifikimit nga sistemi arsimor më i madh në botë Cambridge International Examination si nje Shkollë e Kembrixhit (Cambridge School), me dhjetra kanë qënë nxënësit tanë të cilët falë provimeve A Level kanë fituar bursa studimi jo vetëm nga universitete jashtë vendi, por dhe bursë ekselence nga MASR.

MËSIMDHËNIE TË GJUHËS ANGLEZE QË NGA CIKLI PARASHKOLLOR

Që nga parashkollorët nxënësit tanë ngrenë nivelin e gjuhës angleze hap pas hapi nga kurrikula CIE.

Kurrikula e Cambridge International Examinations fillon që në klasë të 1-re, edhe në lëndët: Matematikë, Shkenca. Nga klasa e 5-te zhvillohet Kompjuteri në gjuhën angleze.

Në parashkollorë, klasën e parë, dhe klasën e gjashtë realizojmë interpretime në gjuhën angleze të pjesëve teatrale. Një pjesë e mirë e aktiviteteve jashtëshkollore realizohen në gjuhën angleze.

Një pjesë e konsiderueshme e lëndëve mësimore në kurrikulën me zgjedhje të gjimnazin tonë zhvillohen në gjuhën Angleze, me VKM numër: , ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhën angleze.

Ndihemi krenar që në dy inspektime nga qëndra CIE kemi arritur vlerësimin maksimal duke mos humbur asnjë pikë nga kriteret e vendosura prej tyre. Ky është vlerësimi i funidt (15 Maj, 2018).

VENDNDODHJE NË AMBIENTIN MË TË GJELBËRUAR TË TIRANES DHE OFRIM I PRODUKTEVE BIO NË MENUNË E SHKOLLËS

Vendnodhja e shkollës në një prej kodrave më të bukura dhe më të gjelberuara te Tiranes ka bërë që nxënësve t’u ofrohet një mjedis i qetë, i sigurt dhe me ajër të pastër. Përveç natyrës së blertë, ambjentit përreth shkollës i është bërë një sistemim i përshtatshëm shlodhës. Këtu gjen vend shprehja “Edhe ambjenti të edukon”. Stafi drejtues i Kolegjit është kujdesur dhe ka realizuar që 40% e produkteve ushqimore të prodhohen në ambjentet e shkollës dhe synon që në vitet e ardhshme ta rrisë sa më shumë këtë përqindje të produkteve BIO, kryesisht ato frutore, në të mirë të shëndetit të nxënësve dhe stafit të saj.