Çfarë thonë ata?

Fakti qe shkolla ka zhvilluar plane afatgjata dhe afatmesme me objektiva te qarta dhe nje mision per shkollen eshte pozitiv. Nga inspektimi i dokumentacionit baze mbi kurrikulumin e shkolles u gjenden formularë që tregojnë qartë zgjedhjet e lëndëve te bëra nga nxënesit, te sigluara dhe nga prindërit. Shkolla ka zhvilluar konsultime me prindërit te cileve u jane spjeguar qartë lëndet me zgjedhje, numri i krediteve dhe prioriteti i çdo lëndëve.

Robert Gjedia, Kryeinspektor i MASH, Janar 2011

Një shkollë ndryshe, nje shkollë për të cilën krenohen edhe autoritetet e arsimit te Tiranes.

Elmaz Alia, Hora, 2006

Duke patur privilegjin, që kjo shkollë kryen funksionin e saj fisnik ne hapësirat e komunës sonë, mendojmë që të jetë pikë referimi seminaresh kualifikuese, kjo gjithmonë ne marrëveshje dhe mirëkuptim edhe me stafin e saj drejtues, edhe per faktin se kjo shkollë disponon ambjente mjaft edukuese e të një baze didaktike mjaft të kompletuar e konkretizues për tema e kapituj në të gjitha lëndët. Përvojë nga një shkollë e standarteve europiane.

Gazeta Dajti, 2005

Kolegji “The Independent”, me parametra bashkëkohore, drejtuar nga Mina Hasanaj – ndër më të mirët.

Kozeta Zavalani, Stina per ndryshim, 2005

Ja një shkollë 9-vjeçare, ndër më të rrallat qe kemi parë e që duket se nuk je në Linzë të Tiranes, por në një nga kryeqytetet e Europës” ….Ndoshta këtu gjeti burimin e frymëzimit edhe Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore të Tiranës, Majlinda Keta, kur do t’ju thoshte të pranishmëve (në një mbledhje përvojë me drejtues e arsimtarë të kryeqytetit); “shikoni mirë; Kjo shkollë është një mrekulli e kohës. Atë e kanë ndërtuar dhe e drejtojnë njerëz të mrekullueshëm.

Duro Mustafai, “Kur investohet që njerëzit të bëhen të ditur”, Hora, 2005

Me nje pamje te veçante, si për nga vendi i zgjedhur, një pllaje rreth 4,5 ha ne kembet e malit te Dajtit, ashtu edhe per nga investimet e kryera qe po vijonin per ndertimin e kompleksit, dallojme qe Kolegji “The Independent” rezulton sipas standarteve më të përparuara të sotme, nga arsimi parashkollor deri në përfundim te shkolles së mesme. Investimet e kryera dhe pajisjet e teknologjite e perdorura te bejne te ndjehesh krenar qe nje institucion i tillë eshte në sherbim te arsimit te femijeve tane njelloj si ne vendet me te perparuara perendimore.