Fjala e Themeluesit

Të zgjedhësh një shkollim të mirë është pa dyshim një vendim i rëndësishëm por edhe sfidues.

Në Kolegjin The Independent të gjitha energjitë tona shkojne për ti siguruar çdo nxënësi sukses të garantuar. Kjo energji na është shpërblyer ndër vite me rezultate shumë të larta në provimet e Lirimit dhe ato te Maturës Shtetërore, si dhe në performancat e shkëlqyera të nxënësve në studimet e tyre universitare brenda dhe jashtë vendit.

Besoj se çelësi i suksesit tonë udhëhiqet nga një kombinim i ambicieve tona akademike si dhe atmosferës inkurajuese që ne krijojmë.

Ne besojmë ne një arsim global i cili te jete konkurues si për nxënësit që të ardhmen e tyre e shohin brenda vendit ashtu dhe për ata të cilët synojnë të pranohen në universitetet me prestigjoze të Europës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës e më gjerë. Gjithashtu ne besojmë në një mësimdhënie dinamike e cila garanton sukses dhe inkurajon ambicie pozitive.

Tek “The Independent” ne dëshirojmë dhe përpiqemi që nxënësit tanë të kompletohen jo vetëm me aftësi akademike për të arritur rezultate të larta, por gjithashtu edhe me aftësi te tjera sociale e personale aq të domosdoshme në jetën përtej dyerve të shkollës së gjithsecilit.

Në rast se ju dëshironi vërtet të shijoni benefitet e një arsimi dhe edukimi elitar, Kolegji The Independent ështe zgjedhja juaj e duhur dhe unë shpresoj që shumë shpejt ju të bëheni pjesë e këtij suksesi.