Historiku i Kolegjit

Kolegji “The Independent” është hapur për herë të parë në Shtator të vitit 1999, (i njohur në atë kohë me emrin “Drita e së Ardhmes”) në qytetin e Fierit, duke qënë kështu edhe shkolla e parë jo-publike në këtë qytet.

Ndonëse e liçensuar sipas të gjitha akteve ligjore e nënligjore edhe për arsimin privat 9-vjeçar, Kolegji The Independent e çeli aktivitetin e saj vetëm me nxënës parashkollor të cilët vit pas viti dhe cikël pas cikli përfunduan studimet e tyre në këte shkollë e sot janë nëpër universitetet më të mira të botës dhe në tregun e punës brenda dhe jashtë vendit.

Duke parë interesimin e madh të prindërve vendas për arsimimin privat të fëmijëve të tyre, si dhe duke dashur të ofrojnë më të mirën e mundshme në fushën e arsimit, drejtuesit e kësaj shkolle investuan për dy vjet rresht në ngritjen e një ndërtese më të madhe, e projektuar për të qënë një shkollë e parametrave tepër bashkëkohore. Godina e re ofronte klasa dhe kabinete të standarteve nga më të lartat në vend përsa i përkiste funksionalitetit, anës materialo-didaktike dhe ambjenteve argëtuese në shërbim të nxënësve të saj.

Suksesi dhe popullariteti i merituar i kësaj shkolle pas dy vitesh aktivitet, bëri që edhe njëherë drejtuesit e këtij institucioni arsimor të kishin dëshirën e mirë për ta zgjeruar dhe për ta përcjellë edhe më gjerë përkushtimin dhe pasionin e tyre në fushën e arsimit. Pikërisht dy vjet me vonë, në Shtator 2001, Kolegji “The Independent” çeli aktivitetin e tij edhe në kryeqytet ne një ndërtesë të ideuar posaçërisht për arsimin dhe edukimin e mbi 200 nxënësve, e pozicionuar ne nje nga kodrat me te bukura qe ofron zona, duke krijuar nje “oaz akademik”

Objektivat dhe qëllimet e kolegjit të Tiranës ishin akoma më ambicioze se ato të Fierit. Në një sipërfaqe prej 400,000 m2, ajo është projektuar në funksion të katër seksioneve të ndarë, por që përbëjnë një unitet; godina e parashkollorëve, korpusi qëndror, godina për arsimin fillor (klasa I - V), për arsminin e ulët të mesëm (VI - IX), dhe për arsimin e lartë të mesëm (X - XII).

Në Janar të vitit 2011 filluan tratativat e para për liçensimin e Kolegjit si një shkollë e Cambridge, ku karahas kurrikulës shqiptare të zhvillohej edhe ajo internacionale e Cambridge Internactional Examinations (CIE). Pas nje inspektimi rigoroz të çdo etape të proçesit të njohjes nga përfaqësuesit e CIE, Kolegji The Independent liçensohet me sukses ne krye te 6 muajve (Qershor 2011), si një shkollë e Kembrixhit që mund të ushtrojë kurrikulën internacionale të CIE nga niveli Primary, Checkpoint, IGCSE e deri tek AS/A Level. Tashmë futemi në mënyrë të suksesshme në vitin e 8-të të niveleve të aplikimit të niveleve të mësipërme të CIE.

Është një koeçidencë që 20-vjetori i shkollës, përkon në kohë me përfundimin e reformës së madhe arsimore shtetërore, në strukturë e kurrikul, dhe që përputhet më së miri me vizionin e Stafit Themelues për një arsim privat cilësor dhe konkurues.

Duke u mbështetur në parimin bazë të arsimit privat: “Mundësi të barabarta dhe e drejta për të qenë ndryshe, stafi i Kolegjit punon me përkushtim për të bërë realitet ëndrrën e themeluesve të saj që Kolegji “The Independent” të jetë emblema e arsimit privat shqiptar e shpalosur në arritjet akademike shumë të suksesshme vit pas viti dhe diplomimi i nxënësve të tij në universitetet më prestigjoze të vendit dhe të botës.