Stafi i Kolegjit

STAFI DREJTUES

Stafi Drejtues i “The Independent” është diplomuar dhe kuakifikuar në Universitetet më të mira të Britanise se Madhe. Eksperienca e tyre studimore shumëvjeçare në Londër ka qenë një nxitje më tepër për të sjellë këtë përvojë të tyre aq të vyer arsimore edhe për familjet dhe fëmijët shqiptarë.

Ndërkohë, themeluesja e Kolegjit The Independent me një eksperience 40 vjeçare ne fushen e arsimit, flet qart për vizionin, dedikimin dhe suksesin e këtij institucioni arsimor. Stafi drejtues përbëhet nga mësues që kanë dhënë një kontribut të vlefshëm në drejtimin e institucioneve arsimore më të larta si MASR, DART.

STAFI MËSIMDHËNËS

Stafi mësimdhënës i përzgjedhur me shumë kujdes është pothuajse i gjithi bilingual, me mbi 70% të mësuesve që posedojnë aftësi shumë të mira të gjuhës angleze si dhe gjuhë të tjera të huaja.Të gjithë mësuesit kanë diploma universitare, dhe mbi 30% e mësuesve kanë kualifikime të nivelit Master/PhD.

Një pjesë e stafit mësimdhënës të financuar nga Kolegji janë trajnuar në Angli, në bashkëpunim me shkollat tona partnere atje, për një periudhë prej 1 – 3 muaj, në Greqi, dhe tani së fundmi, nga bashkëpunimi me shkollën finlandeze, shkëmbimi i eksperincave mësimdhënëse do të jetë konkret dhe pothuajse ditor, meqënëse ndodhemi në të njëjtën infrastrukturë ndërtimore.

Stafi ynë mësimdhënës është kualifikuar jo vetëm për të përmirësuar aftësitë e tyre në gjuhën angleze, por kryesisht për të vëzhguar nga afër, praktikuar dhe për të implementuar sistemin arsimor anglez & finlandez në Kolegjin tonë. Ndërkohë, stafi mësimdhënës i kurrikulës internacionale të CIE është kualifikuar nga përfaqësuesit e Cambridge International Examinations për nivelet Primary, Checkpoint, IGCSE, AS/A Level.

Pjesë e stafit akademik ndër vite kanë qenë edhe mësues të huaj, të cilët falë kësaj përvoje kanë ndikuar në përforcimin e sistemit arsimor internacional në programin tonë akademik.

Stafi ynë mesimdhënës është jo vetëm një staf shumë i përgatitur nga ana akademike, por për më tepër një staf i dedikuar dhe përgjegjës që i qëndron pranë nxënësve të Kolegjit për çdo shqetësim apo problem që mund të ndodhë gjatë aktivitetit ditor shkollor. Ky faktor i rëndësishëm ndihmon në krijimin e një atmosfere të qetë e miqësore gjatë orës së mësimit duke rritur ndjeshëm dëshirën dhe seriozitetin e nxënësve ndaj proçesit mësimor.

Raporti mësues/nxënës mesatarisht 1/14 ndihmon në arritjen maksimale të potencialit akademik të secilit nxënës, si dhe spikatjen më lehtësisht të aftësive të tyre.

STAFI NDIHMES

I gjithë personeli ndihmës mban diploma ose kualifikime të profesioneve përkatëse. Ata janë udhëzuar dhe trajnuar për të qenë të dedikuar dhe profesionist në atë që bëjnë, duke filluar që nga shoferi i shërbimit të transportit e deri tek infermierja dhe kreyshefja e mencës së shkollës.

Ndonëse puna e tyre e përditshme mund të duket e një natyre dytësore, ajo në fakt ndikon shumë në mbarëvajtjen dhe sigurinë jetësore të çdo individi që punon, mëson dhe zhvillohet brenda dyerve të këtij institucioni arsimor, prandaj dhe përzgjedhja e këtij stafi bëhet në pergjegjësinë dhe lartësinë e duhur.

Një tjetër karakteristikë e marrëdhënieve staf – shkollë është që një pjesë fëmijëve të stafit tonë studiojnë në “The Independent”, dhe ky element ndihmon në ruajtjen e atmosferës pozitive familjare që e karakterizon Kolegjin.