Vendndodhja

Kolegji “The Independent” e ka vendndodhjen e tij në kryeqytetin e vendit, në Tiranë, në kodrën më te gjelbëruar të Linzes, nga ku shihet qartë panorama piktoreske e qytetit të Tiranës dhe mbrapa lartësohet mali i Dajtit me parkun e tij turistik, nga më të bukurit në vend.

Godina e shkollës, me një arkitekturë të dallueshme dhe infrastrukturë moderne ndodhet vetëm 20 min larg qendrës së Tiranës, shtrihet në një sipërfaqe prej 40,000m2 tokë dhe një sipërfaqe ndërtimi prej 7,000 metër katror në të cilën janë vendosur korpusi kryesor, katër cikle shkollore të ndarë nga njëri-tjetri (parashkollor, arsimi fillor, arsimi i ulët i mesëm, dhe arsimi i lartë i mesëm), si dhe ambjente të tjera që i vijnë në ndihmë arsimimit dhe edukimit të fëmijëve, si pishina me ambjentet plotësuese të saj, fushat sportive (futboll, basketboll, vollejboll, tenis, dhe në të ardhmen e afërt edhe regbi), pista vrapimi, bibliotekë, palestër, shërbim mjekësor, kopësht me pemë frutore dhe perime për shkollën.

Kolegji “The Independent” është i pozicionuar në krahun e djathtë të km 8 në Linz, Komuna Dajt.

Adresa e saktë është si më poshtë:

Km.8, Linz, Tiranë